Më 8 tetor nis Festivali i Filmit Ballkanik

Filma

Më 8 tetor nis Festivali i Filmit Ballkanik

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Festivali i Filmit Ballkanik”, i cili do të zhvillohet në “Casa del Cinema” në Romë në datat 8-11 Tetor, synon të sjellë publikun italian më pranë trashëgimisë së befasishme të filmit Ballkanik.

Festivali gjithashtu do të promovojë aderimin aktiv të Qendrave të Kinematografisë të Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovenisë, ndaj propozimeve të Mibact dhe ANICA për burimet e reja publike italiane dhe ballkanike.

Një angazhim i përbashkët dhe shumëpalësh që ushqen një perspektivë bashkëpunimesh më intensive dhe bashkëprodhime filmike, përmes proceseve të fuqishme integruese dhe cilësore me një dimension evropian.

Prodhimet kinematografike të përfshira në programin e Festivalit të Filmit Ballkanik janë një shprehje e pasurisë dhe kuptimit të veçantë.

Festivali hapet me dokumentarin nga Maqedonia e Veriut “Honeyland” të Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, për të vazhduar me filmin grek “Defunct” nga Zacharias Mavroeidis, “The Voice” nga Ognjen Sviliçiç (bashkëprodhim Kroaci, Maqedonia e Veriut, Serbi) , “Babai” nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov (Bullgari, Greqi), “Raundet” nga Stephan Komandarev (Bullgari, Francë, Serbi), “Gjinjtë” nga Marija Perović (Mali i Zi, Kroacia, Serbia), “Erased” nga Miha Mazzini dhe Dusan Joksimovic (Slloveni, Kroaci, Serbi) dhe “Portreti i papërfunduar i Clara Bellini” nga Namik Ajazi, 2019 (Shqipëri, Itali).

Festivali gjithashtu do të shfaqë jashtë programit, bashkëprodhimin italo-francez “Il Generale dell’Armata Morta”, (Gjenerali i ushtrisë së vdekur) një film nga Luciano Tovoli, mbi romanin me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë, pasuar nga një takim me regjisorin. Gjithahstu në program edhe një ngjarje speciale në kujtim të Gjergj Xhuvanit në të cilin do të paraqitet puna e tij dhe do të shfaqet filmi i tij i fundit, “Liqeni im” (bashkëprodhim nga Shqipëria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut) dhe një moment reflektimi me temën “Kinemaja dhe shoqëria në Ballkan”.

Hyrja do të jetë falas, gjithnjë në përputhje me masat e parashikuara për shkak të urgjencës shëndetësore dhe për të siguruar mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat