‘Filmi më i mirë i vitit 2020’ është ai që i bëri të gjithë të qajnë

Filma

‘Filmi më i mirë i vitit 2020’ është ai që i bëri të gjithë të qajnë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 06:15
Ilustrim

“Mrekullia në qelinë Nr.7″, filmi më i suksesshëm në “Netflix” gjatë periudhës së pandemisë, por edhe pas saj, është shpallur "Filmi më i mirë i vitit 202”, në Festivalin e Filmit, në Turqi.

Në edicionin e tretë të “International Izmir Film Festival”, organizuar nga ASITEM, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, “Mrekullia në qelinë Nr.7″ fitoi plot 6 kategori: Filmi më i Mirë, Aktori më i mirë, Regjisori më i Mirë, Kinematografia më e Mirë, Aktori më i Mirë Mbështetës dhe Aktorja më e Mirë (Ova).

Aktori në rolin kryesor, Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i Mirë”, kurse Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e Mirë fëmijë”.

Gjatë ditëve të izolimit, qenë të shumtë personazhet e njohur që i dedikuan status të veçantë filmit që preku zemrat e të gjithëve për fabulën e ndjerë dhe për interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorëve.

Drama e përcjellë me mjeshtëri nga aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya Aksongur ka emocionuar mijëra njerëz në të gjithë botën.

Filmi trajton historinë e një babai të sëmurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë çdo gjë për të qenë bashkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat