Filmi ‘Drita’ në konkurencën kryesore në Cineast Festival në Luksemburg

Filma

Filmi ‘Drita’ në konkurencën kryesore në Cineast Festival në Luksemburg

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:20
Filrmi “Drita”

Filrmi “Drita” do të shfaqet në Festivalin Cineast në Luksemburg.

Filmi ‘Drita’ me regji nga Daniel Kruglikov, ku luan aktorja kosovare Arta Dobroshi, do të shfaqet të premten në Festivalin Cineast në Luksemburg.

Drita është një dramë në gjuhën shqipe me ngjarje të Kosovës, që është cilësuar si poemë kinematike për dashurinë e humbur.

Në rrolet kryesore luajnë Arta Dobroshi, Florist Bajgora, Genc Jakupi, Armond Morina, dhe Ilire Vinca.

Producentë të filmit janë Shkumbin Jakupi, Armond Morina dhe Genc Jakupi, ndërsa producent ekzekutiv është Steve Mcqueen (regjisori i filmave 12 Years a Slave, Shame, Hunger).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat