Pse seriali më i ri i Netflix, “Emily in Paris” po diskutohet kaq shumë??

Filma

Pse seriali më i ri i Netflix, “Emily in Paris” po diskutohet kaq shumë??

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 16:45
Emily in Paris”

Nëse nuk je zhdukur nga rrjetet sociale ditëve të fundit atëherë patjetër që do kesh dëgjuar për serialin më të ri të Netflix. Lanchuar me 2 Tetor, Emily in Paris , ka si aktore kryesore Lily Collins që merr një ngritje në detyrë për në Paris- me shumë pak njohuri të gjuhës franceze dhe e mënjanuar nga kolegët e rinj , një sërë keqkuptimesh dhe keq interpretimesh ndodhin.

Seriali mori shume zë para fillimit të tij por në momentin që 10 episodet e para u bënë diskutimi i muajit, disa e dashuruan ndërsa disa jo edhe aq.

Që nga lancimi, Emily in Paris është përballur me kritika të ashpra si nga individë ashtu edhe nga publicistë të ndryshëm. Mesa duket njerëzit janë revoltuar nga portretizimi i ekzagjeruar dhe jo real i Francës dhe francezëve. Kryesisht kolegët e ‘Emily’ ,të cilët tregohen si arrogantë, manipulues, dembelë dhe të paedukatë.

Ndoshta seriali nuk është aq realist sa pritej por nga ana tjetër është aq për të qeshur , i thjeshtë dhe gazmor, sa duhet.Tek e fundit seriali asnjëherë nuk u promovua si një dokumentar i Francës apo kulturës franceze, ai thjesht shfaq një vajzë që di shumë pak për vendin e ri dhe i trajton gjërat sipas këndvështrimit të saj.

Nuk themi që nuk është tepruar pak me klishenë Franceze dhe ndoshta nuk e portretizon Francën ashtu sic duhet por në fund të ditës dicka portretizon. Eshtë një serial gazmor që të ngre humorin  dhe nuk e shohim si shembull të një kulture, e shohim thjesht për kënaqësinë e të parit dhe Emily in Paris na e dhuron atë kënaqësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat