Filmi ‘Zana’ shfaqet në Festivalin e Filmit ‘Eastern Neighbours’ në Holandë

Filma

Filmi ‘Zana’ shfaqet në Festivalin e Filmit ‘Eastern Neighbours’ në Holandë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

Filmi ‘Zana’ i cili tashmë suksesin në arenën ndërkombëtarë veçse e ka dëshmuar, tashmë do të ketë edhe premierën në Festivalin e Filmit ”Eastern Neighbours’ në Holandë.

Festivali prestigjioz pritet të mbahet online duke filluar nga 4 nëntori i këtij viti.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat