Vetëm në shtëpi: Filmi i frymëzuar nga risitë e izolimit!

Filma

Vetëm në shtëpi: Filmi i frymëzuar nga risitë e izolimit!

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:42
Tilda Swinton

Tilda Swinton shpërfaq izolimin e epokës së Covid-19-shit dhe mënyrën se si kinemaja mund të përshtatet me këtë izolim, shkruan Steve Rose për Guardian.

Bazohet në një dramë të Jean Cocteau-s të vitit 1930, por “The Human Voice” i Pedro Almodivar-it mund të jetë filmi që kapton më së miri kohët tona të çuditshme moderne. Meqë është thjeshtë Almodovar, ai këtë e bën me elegancë të përkryer, në një melodramë të kontrolluar, me dekor të lakmueshëm shtëpiak. Është film me një dhomë, me një person, që zgjatë gjysmë ore e që në një farë mënyre i shpreh ndjenjat tona të izolimit shtëpiak dhe bazën e paqëndrueshme të kinemasë.

Pjesa flet për neurozat tona të bllokimit: Tilda Swinton është brenda, e vetme dhe gjithnjë e më e tronditur. Ajo është në një telefonatë me ish-in e saj, megjithëse e dëgjojmë vetëm fundin e saj të bisedës teksa vendos lëviz apartamentin e saj me shije duke mbajtur AirPods dhe një sërë veshjesh të klasit të lartë. Ka shumë ndërthurje kulturore aty: DVD-të e saj (Douglas Sirk, Kill Bill), librat e artit, çanta Chanel, piktura (De Chirico, Alberto Vargas)… Edhe sëpata që blen duket me shije.

Por, Almodovar e bën të qartë se asgjë nga këto nuk janë reale. Apartamenti është veç një skenë me pamje industriale. Shpesh e shohim këtë nga jashtë, ose nga lart. Swinton është duke e luajtur veten e saj. “Klientët e duan zbehtësinë time. Atë përzierje çmendurie dhe melankolie”, thotë ajo. Por, edhe ajo është gjithashtu personazh i trilluar, një karakter thelbësisht “Almodovarian”: një grua tjetër në prag të një krize nervore.

Si shumë filmbërës tjerë, Almodovar dhe Swinton vepronin në kushte të kufizuara për shkak të mbrojtjes nga Covid-19-shi. Kjo epokë do të shënohet në histori me një shtim të filmave minimalist, të bërë nga një njeri apo nga një ekip i vogël. Tashmë kemi parë rubrikën Homemade te Netflix-it: një seri filmash të bërë gjatë izolimit, që nga Kristen Stewart, Gurinder Chadha dhe Paolo Sorrentino. Për të mos përmendur këtu Historitë e Izolimit të ITV-së dhe një mori filmash të shkurtër (“The Forgotten C”, që flet për kancerin terminal gjatë Covid-it, është mjaft vetëdijesues për këtë krizë). Këtë të premte gjithashtu pritet lansimi i projektit “Idiot Prayer” të Nick Cave-it, që është film për një koncert të interpretuar në Alexandra Palace-in e zbrazët. Dhe, në dhjetor do ta kemi horrorin “Host” të bërë me Zoom.

Në festivalin e filmit në Venecia, Almodovar-i ka thënë se pandemia “na ka treguar se shtëpitë tona janë një vend ku jemi disi burgosur, sepse mund të gjejmë dashurinë e jetës sonë aty, mund të punojmë aty, mund të na sjellin ushqimin dhe nuk kemi nevojë për të dalë nga shtëpitë e për t’i bërë të gjitha këto. Por, këtë e shoh si shumë të rrezikshme”. Antidoti që sugjeroi ai do të dalë në kinema. “Është e kundërta e gjithë kësaj”, megjithëse shumë prej nesh sot preferojnë të shikojnë filma nëpër shtëpi.

“The Human Voice” mund të mendohet se si Almodovar-i i përqafon ironitë. Filmi është i vendosur në hapësirat e shtëpisë dhe kinemasë dhe pyet nëse ka akoma ndonjë ndryshim. Tamam si duhet, Swinton i zgjidh çështjet në klimaks, në mënyrën e saj kataretike, të dhunshme, por të menduar me shije. Shpresojmë që kinemaja mund të bëjë diçka të ngjashme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat