Vitin që vjen turistët mund të vizitojnë rrënojën e Titanikut për $125,000

Filma

Vitin që vjen turistët mund të vizitojnë rrënojën e Titanikut për $125,000

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Turistët së shpejti do të jetë të aftë të blejnë bileta për t’u zhytur të shohin rrënojën e tragetit fatkeq Titanik për çmimin e kripur prej $125,000.

Zhytja e parë në rrënojë pas 15 vjetësh do të bëhet majin që vjen, kur një grup prej nëntë njerëzish do të nisen në misionin kërkimor prej tetë orësh, duke eksploruar jetën detare rreth anijes për krijimin e një modeli të plotë 3D të saj.

Titaniku u mbyt më 1912 pas përplasjes me një ajsberg, duke vrarë 1,500 njerëz.

Stockton Rush, i grupit OceanGate Expeditions, tha për agjencinë Bloomberg: “Ka shumë rrënoja të tjera akoma më interesante, por njerëzit nuk i njohin ato dhe është e vështirë të shesësh diçka kur një person nuk e njeh”.

Në çmimin ekstravagant të ekspeditës përfshihet kabina private për lundrimin tetë ditor nga Kanadaja si dhe mundësia për të drejtuar nëndetësen që do të përdoret për zbritjen 90-minutëshe, 2.4 milje nën sipërfaqen e oqeanit Atlantik.

Aty do të ketë mjete kontrolli që e bëjnë të lehtë lundrimin dhe komandimin e tij nga vetë turisti/turistja.

Kjo është në fakt tentativa e tretë e Rush për realizimin e ekspeditave të tilla pas braktisjes së dy të parave prej problemeve me anijën “nënë”, si dhe me ndriçimin që kishte dëmtuar sistemin elektrik të nëndetësses.

36 njerëz kanë rezervuar tashmë vendin e tyre për nisjen e ekspeditave, njofton kompania, shumica e të cilëve kanë paguar gjithashtu bileta prej $250,000 për të bërë udhëtimin në hapësirë me grupin Virgin Galactic.

Rush thotë se rrënoja ka ndryshuar me kalimin e viteve por përsëri mebtet solemne. “Të gjitha kockat janë zhdukur, aty nuk ka më trupa, ka vetëm rroba e këpucë të njerëzve prej më shumë se 100 vjet më parë dhe kjo është shumë e trishtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat