Filmi “Marry me” me protagoniste Jennifer Lopez është shtyrë për një tjetër datë

Filma

Filmi “Marry me” me protagoniste Jennifer Lopez është shtyrë për një tjetër datë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 08:18
Filmi “Marry me”

JLo ka dhënë lajmin e keq për fansat.

Fansat e Jennifer Lopez dhe pop-yllit latin Maluma, po e prisnin me padurim filmin “Marry Me”.

Filmi është paraparë të publikohet më 14 shkurt, në “Ditën e të dashuruarve”, por tashmë planet kanë ndërruar.

Me anë të një postimi në Instagram, Jennifer bëri të ditur se filmi është shtyrë për 14 maj, ndërsa nuk tregoi se cila ishte arsyeja e shtyrjes.

“Ndryshon data! Jeni të ftuar në “Marry me” më 14 maj, 2021″, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se JLo dhe Maluma kanë bashkëpunuar edhe në një projekt muzikor së fundi, bëhet fjalë për këngën “Pa ti”. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat