Vazhdimi i ‘Coming 2 America’ do të dalë në Amazon gjatë muajit mars

Filma

Vazhdimi i ‘Coming 2 America’ do të dalë në Amazon gjatë muajit mars

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 13:34
‘Coming 2 America’

Amazon studios ka fituar të drejta në të gjithë botën për vazhdimin e komedisë ikonike “Coming 2 America”, e cila do të jetë në dispozicion në Prime Video më 5 mars, 2021, shkruan CNN.

Vazhdimi është vendosur në vendin mbretëror të Zamunda, ku Mbreti Akeem (Eddie Murphy) i sapo kurorëzuar dhe shoku i tij më i mirë, Semmi (Arsenio Hall) kthehen pasi jetuan në Queens, Nju Jork.

Shumë nga kasti origjinal gjithashtu do të kthehen, duke përfshirë mbretin Jaffe Joffer (James Earl Jones), mbretëreshën Lisa (Shari Headley), Cleo McDowell (John Amos), Maurice (Louie Anderson), e të tjerë.

Personazhet e rinj do të interpretohen nga Wesley Snipes, Leslie Jones, Tracy Morgan, Jermaine Fowler, Bella Murphy, Rotimi, KiKi Layne, Nomzamo Mbatha dhe Teyana Taylor.

“Coming 2 America ishte një fenomen kulturor që është një nga komeditë më të dashura dhe më të famshme të të gjitha kohërave,” tha Jennifer Salke, kreu i Amazon Studios, në një deklaratë.

“Falë gjeniut komik të Eddie Murphy së bashku me kineastët, regjisorët dhe kastin e shkëlqyer, nuk mund të ishim më të ngazëllyer për të festuar këtë aventurë të re. Ne e dimë që publiku në të gjithë botën do të dashurohet me këtë film gazmor, të gëzueshëm që me siguri do të bëhet një favorit i përjetshëm”, përfundoi ai.

Paramount Pictures mbylli marrëveshjen me Amazon duke anashkaluar një shfaqje teatrale për shkak të COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat