Amy Poehler protagoniste dhe regjisore e filmit “Moxie”

Filma

Amy Poehler protagoniste dhe regjisore e filmit “Moxie”

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Amy Poehler

Është publikuar trileri i parë i filmit të ri të aktores Amy Poehler. Me titull “Moxie”, ky projekt është realizuar nga platforma e njohur digjitale Netflix.

I bazuar në romanin me të njëjtin emër të autores Jennifer Mathieu, në filmin “Moxie” luajnë edhe aktorët: Hadley Robinson, Alycia Pascual-Peña, Poehler herself, Patrick Schwarzenegger, Lauren Tsai, Josephine Langford dhe të tjerë.

Filmi e rrëfen historinë e një vajze të ndrojtur 16-vjeçare, e cila, e ngopur nga atmosfera seksiste dhe toksike në shkollën e saj, inspirohet nga e kaluara rebele e nënës së saj dhe në formë anonime e publikon një libër, i cili shkakton trazira dhe revolucion në shkollë dhe më gjerë.

Amy Poehler e shënoi debutimin e saj si regjisore me komedinë e vitit 2019, “Wine Country”, i cili gjithashtu ishte lansuar në Netflix dhe ku luante mikesha dhe bashkëpunëtorja e saj e kamotshme, Tina Fey.

Në lajme të tjera Amy Poehler së fundmi e bashkëkrijoi serialin e animuar, “Duncanville”, i cili fokusohet në një djalosh që jeton në Amerikën e Mesme. Zërat për personazhet e këtij animacioni i ka huazuar yjet si Wiz Khalifa, Rashida Jones, Betsy Sodaro, Ty Burrell dhe të tjerë.

Filmi “Moxie” do të lansohet për publikun mbarëbotëror më 3 mars të vitit 2021, përmes platformës Netflixit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat