Paralajmërohet pjesa e tretë e “Ace Ventura”

Filma

Paralajmërohet pjesa e tretë e “Ace Ventura”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:52
“Ace Ventura”

Filmi i njohur amerikan, Ace Ventura, do ta ketë edhe pjesën e tretë. Këtë e ka bërë të ditur kompania filmike Morgan Creek, duke deklaruar se janë të lumtur me punën e tyre.

“Jemi mjaft të ngazëllyer për zhvillimet tona ekskluzive me filmat Exorcist dhe Ace Ventura”.

Nga kompania është thënë se fansat e filmit kanë bërë kërkesa të shumta për një pjesë të tretë të këtij filmi, raporton dailymail.

“Gjatë pandemisë audiencat kanë qenë të dashuruara dhe janë ngazëllyer që personazhet e dashura të rikthehen me histori të reja”.

Pjesë e filmit janë aktorët e famshëm botërorë, Jim Carrey dhe Courteney Cox.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat