Sezoni i tretë i “Atlanta” do të dalë më 2022

Filma

Sezoni i tretë i “Atlanta” do të dalë më 2022

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:17
Sezoni i tretë i “Atlanta”

Sezoni i tretë i shtyrë i serisë “Atlanta” do të jepet më 2022, sipas bosit të FX-it, John Landgraf.

Xhirimi i serisë së lavdëruar është shtyrë shkaku i kufizimeve që kanë ardhur si pasojë e koronavirusit.

Mirëpo, Donald Glover e kishte ndarë një fotografi në set gjatë muajit prill, duke bërë të ditur nisjen e ditës së parë të xhirimeve.

“Nuk e kemi mbyllur orarin për sezonin e tretë, ende”, ka thënë Langraf për The Wrap.

“Por kanë mbaruar xhirimet. Është xhiruar kryesisht në Evropë, dhe është në post-produksion. Por është një proces i gjatë i post-produksionit lidhur me këtë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat