Nëse jeni lodhur nga filmat, këtu gjeni 5 dokumentarë që mund t’ju nxjerrin nga monotonia

Filma

Nëse jeni lodhur nga filmat, këtu gjeni 5 dokumentarë që mund t’ju nxjerrin nga monotonia

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:35
Ilustrim

Coming Out Colton

Coming Out Colton në Netflix, tregon për ish-futbollistin profesionist dhe yllin e The Bachelor, Colton Underwood teksa u tregon miqve dhe familjes së tij se është homoseksual. Projekti i realitetit televiziv fokusohet tek Underwood, kur përpiqet të gjejë vendin e tij brenda komunitetit LGBTQ+, por gjithashtu premton se do të trajtojë çështje nga e kaluara e tij. Rrëfimi i Underwood-it erdhi gjithashtu me reagime të forta në mediat sociale..

Money Heist: From Tokyo to Berlin: Volume 2

Në këtë projekt, prezantuesit dhe aktorët nga Money Heist bisedojnë rreth përfundimit të xhirimeve për serialin e njohur të Netflix me pamjet ekskluzive të prapaskenave….

Voir

Në këto seri dokumentari me gjashtë pjesë, filmdashësit analizojnë momentet ikonike kinematografike përmes një koleksioni esesh vizuale.

Puff: Wonders of the Reef

Pasi të keni shijuar "Our Planet" dhe "Jeta me ngjyra" të Netflix, hidhini një sy Puff: Wonders of the Reef. Pjesa më e mirë e këtij dokumentari shkencor është se ai shikon oqeanin nga këndvështrimi i Puff-it, duke marrë parasysh të gjitha krijesat e vogla që mund të kalojnë pa u vënë re nga qeniet më të mëdha (si njerëzit).

Stories of a Generation With Pope Francis

Në këtë dokumentar me katër pjesë të Netflix, Papa Françesku, së bashku me njerëz në mbarë botën, të moshës 70 vjeç e lart, ndan mësime të paçmueshme për jetën me regjisorët e rinj. Ju mund t'i njihni edhe të intervistuarit e tjerë - Martin Scorsese dhe Jane Goodall gjithashtu shfaqen për të dhënë mençurinë e tyre për jetën. Projekti i përzemërt bazohet në librin jo-fiction të Papa Françeskut të vitit 2019, Sharing the Wisdom of Time, në të cilin të moshuar nga mbi 30 vende të ndryshme ndajnë atë që mësuan për dashurinë dhe besimin gjatë jetës së tyre.

Crime Scene: The Times Square Killer

Ky titull mund të jetë i njohur për ata që janë të interesuar për historitë e vrasësve serialë. Në shkurt, Netflix publikoi Crime Scene: Zhdukja në Hotelin Cecil, duke zbuluar vdekjen misterioze të një studenteje të re kanadeze të quajtur Elisa Lam…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat