Filmi që theu rekordet e shikueshmërisë së Netflix

Filma

Filmi që theu rekordet e shikueshmërisë së Netflix

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:28
“Red Notice” është shpallur filmi më i ndjekur në historinë e Netflix

Aktori i famshëm amerikan, Dwayne Johnson, tashmë ka një arsye më shumë për të festuar duke e përmbyllur vitin në një mënyrë ideale, pasi filmi në të cilin ai luan në rolin kryesor, “Red Notice” është shpallur filmi më i ndjekur në historinë e Netflix.

Sipas gjigandit, Netlflix, filmi “Red Notice” është shikuar plot 328.8 milionë herë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga filmi “Bird Box” i Sandra Bullock në vitin 2018 me 282 milionë shikime.

Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati katër javë. Red Notice mbetet akoma ndër 10 filmat më të mirë në platformë në 94 vende.

Në filmin komedi aksion amerikan të vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Rawson Marshall Thurberm, janë protagonistë edhe Ryan Reynolds e Gal Gadot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat