Filmi “Shtëpia e Babës” shpallet fitues në kategorinë e debutantëve nga QKK

Filma

Filmi “Shtëpia e Babës” shpallet fitues në kategorinë e debutantëve nga QKK

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Filmi “Shtëpia e Babës”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur skenarin e Korab Lecaj si fitues në kategorinë e debutantëve.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lecaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Skenari im për film të metrazhit të gjatë, “Shtëpia e babës” është shpallur fitues në Qendrën Kinematografike të Kosovës, në kategorinë e debutantëve”, ka shkruar ai.

Ekipit të këtij projekti tashmë i janë bashkangjitur Enis Limani, Valon Bujupi si producent i filmit dhe Latif Hasoi si drejtor i fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat