6 filma festivë perfektë për t’i parë në këtë periudhë

Filma

6 filma festivë perfektë për t’i parë në këtë periudhë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Ilustrim

Asgjë nuk mund të na kënaqë më shumë në mbrëmjet e ftohta të dimrit sesa filmat e festave që përmbledhin frymën dhe stilin e sezonit. Pavarësisht zhanreve që preferoni, në këtë listë keni për të gjetur filmin perfekt që do ta bëjë sezonin e festave edhe më të bukur.

'Love Actually' (2003)

I preferuari i adhuruesve të filmave të Krishtlindjeve, Love Actually ndjek historitë e nëntë protagonistëve të ndryshëm ndërsa ata lundrojnë nëpër ditët festive, fatkeqësitë dhe romancat. Nga look-u festiv i nusërisë së Kiera Knightley deri te shumë pulovra festive kudo, filmi është një frymëzim për stilin dimëror.

White Christmas (1954)

White Christmas tregon historinë e katërshes muzikore Bob Wallace (Bing Crosby), Phil Davis (Danny Kaye), Betty (Rosemary Clooney) dhe Judy Haynes (Vera-Ellen) për të kryer një shfaqje Krishtlindjesh në Vermont.

'It's a Wonderful Life' (1946)

Xhorxh Bejli (James Stewart) i zhytur në mendime reflekton mbi pengesat që ka hasur gjatë gjithë jetës së tij, duke menduar t'u japë fund të gjithave, kur aksidentalisht shpëton engjëllin e tij mbrojtës, Clarence (Henry Travers).

'Serendipity' (2001)

Shumë mund të argumentojnë se Serendipity është larg nga filmat e zakonshëm të festave, por ky film romantik i vitit 2001 me John Cusack dhe Kate Beckinsale flet rreth dy të rinjve, të cilët u takuan papritmas në një dyqan, dhe ia lënë në dorë fatit nëse rrugët do të kryqëzohen përsëri.

"Carol" (2015)

I vendosur në vitet 1950, një fotografe e re aspirante Therese Belivet (Rooney Mara) mbyll sytë me Carol (Cate Blanchett), një vajzë elegante dhe e sofistikuar, duke vërejtur dekorimet e festave në një dyqan në Manhatan. Të dyja fillojnë të krijojnë një lidhje që shpaloset në një marrëdhënie romantike.

'The Nutcracker and the Four Realms' (2018)

Klara gjendet në një vend utopik të çudirave dhe sjell frymën e sezonit të festave, kur aventura e saj e çon atë në një univers paralel distopian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat