Filmat që do t’jua bëjnë festat më të bukura, çfarë mund të shikoni gjatë pushimeve

Filma

Filmat që do t’jua bëjnë festat më të bukura, çfarë mund të shikoni gjatë pushimeve

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 17:24
Ilustrim

Jeni përpara televizionit dhe asgjë nuk ju pëlqen të shikoni? Një film festash nuk do ishte ide e keqe. Atmosferë dhe gëzim në këto ditë. Ja disa propozime për filmat e festave. Janë shoqëria më e mirë!

I vetëm në shtëpi (Home Alone)

Një film klasik i përjetshëm i Krishtlindjeve është filmi. I pamungueshëm në traditën e Krishtlindjeve, filmi flet për historinë e një fëmije, i cili harrohet në shtëpi nga familja, e cila është shumë e zënë për përgatitjet e pushimeve. Gjatë mungesës së prindërve, fëmija duhet të përballojë një mal me telashe… Filmi gjithmonë shikohet me kënaqësi nga të gjitha moshat në çdo fundvit. Kevin është fëmija që na kënaq me prapësitë e tij, kur prindërit e harrojnë vetëm në shtëpi gjatë festave të fundvitit dhe janë dy pjesët më të përshtatshme për t’u parë gjatë ditëve të pushimit apo fundjavave të ftohta të dimrit.

Dashuri e vërtetë (Love Actually)

I cilësuar si një ndër romancat më të mira të të gjitha kohërave, komedia romantike britanike “Love Actually” ka gjithë atmosferën e festave dhe të përgatitjeve për festat dimërore. Filmi tregon lidhjet mes njerëzve dhe përçon mesazhin se gjatë festave të fundvitit, gjithmonë duhet të mbizotërojë sinqeriteti dhe të tregohet e vërteta. Dashuria, në të vërtetë, është gjithandej!

(Vigjilja e Vitit të Ri) New Years Eve

Një version amerikan i “Love Actually”, por me ngjarje mjaft interesante të njerëzve të ndryshëm që prijnë deri tek nata e ndërrimit të viteve. Filmi ka mbledhur aktorët më të njohur dhe të dashur të momentit dhe ka dalë një realizim mjaft i suksesshëm.

Akull (Frozen)

Filmi më i suksesshëm i vitit të kaluar dhe filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me shuma të mëdha të parave të mbledhura dhe çmime Oscar, “Frozen” tregon historinë e princeshës Elsa, e cila ka fuqi që nuk mund t’i kontrollojë as vet dhe vë në rrezik motrën e saj të vogël dhe gjithë popullin e saj.

Një cicërimë Krishtlindjesh (A Christmas Carol)

Jim Carrey dhe Disney janë bërë bashkë për këtë film të animuar që shfaq novelën e Charles Dickens për udhëtimet në kohë të një njeriu që nuk i do Krishtlindjet. “A Christmas Carol” është një film i prodhuar nga Walt Disney Pictures, i dalë në vitin 2009, në sallat kinematografike. I marrë nga i njëjti titull i shkruar nga Charles Dickens, ai flet për një zotëri të moshuar, i cili nuk i duron dot festat e fundvitit, i destinuar që të ndryshojë mendim përgjatë rrjedhës së filmit!

Babagjyshi i keq (Bad Santa)

Një njeri jo i ndershëm dhe partneri i tij bëhen si Babagjyshi dhe ndihmësi i tij dhe bëjnë plan të vjedhin supermarkete në natën e Krishtlindjeve. Por, ata hasin në probleme kur shoqërohen me një fëmijë problematik dhe shefi i sigurimit e zbulon planin e tyre.

Grinçi (The Grinch)

”The Grinch” është filmi në të cilin protagonisti i urren Krishtlindjet më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ja një alternativë e filmave të zakonshëm për festat e fundvitit, shumë i dashur si nga fëmijët, ashtu edhe të rriturit, si nga ata që e adhurojnë atmosferën e festave si nga ata që e urrejnë atë.

Makth para Krishtlindjeve (Nightmare before Christmas)

Mbretit të qytetit Halloween, Jack Skellington, i mërzitet qyteti i tij dhe zbulon qytetin e Krishtlindjeve, por nuk e kupton shumë konceptin e tij. Protagonisti i kësaj pune të madhe i Tim Burton është Jack Skeletron, mbreti i Botës së Halloween-it, që i mërzitur nga përsëritja e pushimeve në mbretërinë e tij, vendos që të bredhë botën për të kuptuar se çfarë i mungon. Dhe kështu gjendet në botën e Krishtlindjeve dhe vendos të importojë traditat festive në botën e tij, por qytetarët e Halloween-it e keqkuptojnë atë dhe shumë shpejt ai gjendet në telashe.

Mrekulli në rrugën 34 (Miracle on 34th Street)

Dhe ja një film për zemrat romantike dhe të dashuruara. Bëhet fjalë për një histori me një fund të lumtur, që i dhuron emocione të mëdha që nga 1994-a jo vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve. Në të rrëfehet historia e një zotërie, i cili dëshiron që të bindë botën se ai është Babagjyshi, ndërsa një vajze të vogël i premton se do t’i dhurojë një familje dhe një shtëpi…

Krishtlindje në Indi (Natale in India)

Të dashur shumë nga italianët janë filmat klasikë komikë të prodhuar po në Itali, si për shembull “Krishtlindje në Indi”. Këta lloj filmash vlerësohen shumë edhe në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat