Shtyhet sërish premiera e filmit “Morbius”

Filma

Shtyhet sërish premiera e filmit “Morbius”

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga videoja

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se është shtyrë data e publikimit të filmit ” Morbius”.

Sipas  tyre filmi do të lancohet më 1 prill për shkak të rritjes së rasteve të variantit Omicron.

Filmi flet për një mjek ,Michael Morbius (Jared Leto) i cili vuan nga një çrregullim i rrallë i gjakut.

Duke marrë masa drastike dhe të rrezikshme me shpresën për të kuruar veten, ai përfundimisht shndërrohet në një vampir.

Pjesë e kastit janë aktorët: Matt Smith, Adria Arjona dhe Al Madrigal

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat