Walt Disney projekton imazhe 3-D për vizitorët

Filma

Walt Disney projekton imazhe 3-D për vizitorët

Më: 8 janar 2022 Në ora: 06:53
Walt Disney

Kompanisë amerikane të filmave vizatimorë të animuar, ‘Walt Disney’ i është miratuar e drejta për të projektuar imazhe lëvizëse 3-D në objekte të botës reale për të bashkëvepruar me vizitorët, duke e bërë më të lehtë krijimin e atraksioneve ndërvepruese në të gjithë parqet e tij tematike.

Muajin e kaluar, Zyra e Licensave në SHBA i dha ‘Walt Disney’ të drejtën për përdorimin e një teknologjie të përshkruar si “Imitues i Botës Virtuale”. Zyrtarët e ‘Disney’ thanë se nuk kanë plane të menjëhershme për të përdorur teknologjinë.

Gjigandi mediatik me seli në Burbank tashmë përdor projektorë 3-D për të hedhur imazhe lëvizëse mbi spërkatjet e ujit që shfaqen mbi dritën e quajtur “World of Color” (Bota e Ngjyrave) në ‘Disney California Adventure’ dhe “Fantasmic” (Një krijim i imagjinatës) në ‘Disneyland’, si dhe në ndërtesa dhe xhirot gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve të natës në ‘Main Street USA’.

Teknologjia e përcaktuar në licensë nuk do të jetë e destinuar për audiencë të madhe, por në vend të kësaj do të gjurmojë vizitorët individualë nëpër parqe dhe do të projektojë imazhe posaçërisht për ta në objekte, ndërtesa dhe mure aty pranë. Imagjinoni të ecni pranë një muri dhe të shfaqet Mickey Mouse duke përshëndetur dhe kërcyer para jush.

Vizitorët nuk do të duhet të mbajnë syze ose kufje speciale për të parë imazhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat