Nesër fillon votimi për nominimet e filmave në Oscars, “Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

Filma

Nesër fillon votimi për nominimet e filmave në Oscars, “Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:56
“Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

Aktorja kryesore e filmit të suksesshëm “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka njoftuar se nesër fillon votimi i anëtarëve të Akadamisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ftoi të gjithë ta shpërndajnë fotografinë e filmit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat