AP për “Zgjoin”: Shpresa e Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscar

Filma

AP për “Zgjoin”: Shpresa e Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscar

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:15
Zgjoi

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”, të shtunën ka botuar një artikull rreth konkurrimit të filmit kosovar “Zgjoi” në Akademinë e Çmimeve “Oscar”.

Kjo Agjenci e lajmeve shkruan se filmi me regji të Blerta Bashollit, konsiderohet si “shpresë e Kosovës për t’u bërë pjesë e garës për çmimin Oscar”.

“Filmi në gjuhën shqipe për një grua që fillon biznesin e saj pas Luftës së Kosovës ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinin.

Jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në konkursin botëror të kinemasë, por tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”, raporton AP.

Po ashtu, në artikull tregohet se biznesi i Fahrije Hotit – e cila është personazhi kryesor i filmit, vazhdon të funksionojë edhe sot.

“Basholli e ka hasur në lajmet e Hotit vite më parë. Ajo e dinte se duhej të ishte një film dhe se Yllka Gashi, një aktore e njohur në Kosovë, duhet të luante. Basholli dhe Gashi u takuan me Hotin rreth vitit 2011 dhe kjo e përforcoi edhe më tej misionin e tyre për të treguar historinë e saj. Por do të duheshin gati nëntë vjet për ta nisur filmin dhe dy të tjera para se të kishte momentin e Hirushes në Sundance”, thuhet ndër tjerash në artikull.

Tutje, në raportimin e Agjencisë thuhet se Basholli dhe aktorja kryesore, Yllka Gashi, në kohën e luftës ishin adoleshente, por që “e mbajnë mend mirë atë dhe gjithashtu vitet e vështira që kanë çuar deri në të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat