Adriana Matoshi për filmin “Zgjoi”: E kemi radhën ta shkruajmë emrin e Kosovës edhe në ‘Oscars’

Filma

Adriana Matoshi për filmin “Zgjoi”: E kemi radhën ta shkruajmë emrin e Kosovës edhe në ‘Oscars’

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:00
Filmi Zgjoi

Sot (e martë) ka përfunduar procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, “Oscars 2022”, ndërkaq lista e plotë e nominimeve të “Oscars 2022” do të njoftohet më datën 8 shkurt.

Kosova për herë të parë është futur në listën e ngushtë të pretendentëve për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” me filmin “Zgjoi”.

Gjatë kësaj kohe, promovimet dhe përkrahjet për filmin në rrjet nuk kanë munguar nisur nga liderët politikë e të famshmit e tjerë shqiptarë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, e cila është pjesë e këtij filmi.

Postimi i plotë i Matoshit (pa ndërhyrje):

“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë.

Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese.

Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale.

Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars.

Kosova meriton t’a ketë vulën e saj në kinematografinë BOTËRORE. Historia e zonjës Fahrie dhe grave të Krushës e meriton këtë sukses”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat