Filmi “Vera Andrron Detin”, do të shfaq premierën në ‘Ingmar Bergmab Competition’

Filma

Filmi “Vera Andrron Detin”, do të shfaq premierën në ‘Ingmar Bergmab Competition’

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Filmi ‘Vera Andrron Detin”

Filmi ‘Vera Andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Basha po shënon suksese në botë.

Filmi, të mërkurën do të shfaqë premierën në Suedi, në ‘Ingmar Bergmab Competition, në festivalin e filmit “Goteborg”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë regjisorja në një postim në Facebook.

Filmi, ka fituar edhe shumë çmime, duke marrë pjesë edhe në shumë festivale të filmit në botë.

Ndër to, ka fituar çmimin e madh në mbyllje të festivalit të filmit në Tokio.

“Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.”

Image
Postim i Kaltrina Krasniqit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat