Filmi spanjoll "Arracàs" fiton Ariun e Artë të Berlinales

Filma

Filmi spanjoll "Arracàs" fiton Ariun e Artë të Berlinales

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 07:44
Carla Simon

Festivali i 72-të i Filmit në Berlin u dominua nga regjisoret dhe kineastet, të cilat ishin edhe fituese të çmimeve kryesore të Berlinales.

Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, për filmin e saj, "Alcarràs", që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve të filmit të saj nuk kishte përvojë të mëparshme aktrimi.

Image
Pamje nga filmi "Alcarràs"

Juria vlerësoi "portretizimin, butësinë, gëzimin dhe humorin e jashtëzakonshëm" të filmit "Alcarràs".

Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen që njerëzit e tjerë të kenë ushqim në tryezë.

Image
Carla Simon

"Tani e konsideroj veten si bijë të Berlinales," tha Carla Simón, e cila në vitin 2017 po në Berlinale premierën e filmit të saj të parë "Frida's Summer".

Gjysmën e çmimeve e fituan gratë

Pas shpalljes së programit për konkursin e Berlinales 2022 ra në sy numri i madh i regjisoreve dhe kinesateve. Shtatë nga 18 filmat ishin bërë nga regjisore femra dhe katër prej veprave të tyre u vlerësuan me arinj.

Përveç Ariut të Artë për Carla Simón, me Arinj të Argjendtë u nderua Natalia López Gallardo për filmin "Robe of Gems") dhe Claire Denis si regjisorja më e mirë për filmin "Avec amour et acharnement". 

Image
Claire Denis u nderua si regjisorja më e mirë për filmin "Avec amour et acharnement"

Po ashtu me Arinj të Argjendtë u nderuan edhe produksioni indonezian "Nana" nga regjisorja Kamila Andini. Kurse Laura Basuki mori Ariun e Argjendtë për interpretimin më të mirë në një rol dytësor./DW

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat