Sezoni i fundit i “Peaky Blinders” shfaqet të dielën në BBC One

Filma

Sezoni i fundit i “Peaky Blinders” shfaqet të dielën në BBC One

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:10
Seriali “Peaky Blinders”

Seriali “Peaky Blinders” i BBC me protagonist Cillian Murphy është gati të publikojë sezonin e tij të 6-të dhe të fundit të dielën.

Sezoni i fundit do të shfaqet premierë më 27 shkurt në BBC One.

Do të jenë gjashtë episode që do të publikohen çdo të dielë. Seriali do të transmetohet dhe në iPlayer.

Sezoni i fundit do të ketë disa aktorë që do të përsërisin rolet e tyre, duke përfshirë Cillian Murphy si Tommy Shelby, Paul Anderson si Arthur Shelby, Finn Cole si Michael Grey dhe Sophie Rundle si Ada Thorne, Tom Hardy si Alfie Solomons.

Sezoni i ri do të jetë pa Helen McRory, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në prill 2021. Ajo luajti teze Polly.

“Unë mendoj se i gjithë seriali është me të vërtetë në nderim të saj” tha Murphy së fundmi për Variety.

“Prania e saj dhe prania e personazhit të saj ndihen ende shumë në serial, dhe është pjesë e rrugëtimit të Tommy-t në sezon. Do të jetë ndryshe pa të, e dini. Thjesht nuk do të jetë njësoj. Kam folur se sa fenomenale ishte ajo si aktore dhe si person dhe është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e aktorëve jo vetëm për serialin tonë. Thjesht shpresoj që sezoni të jetë në përputhje me kujtimin e saj dhe kujtimin tonë për të.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat