“Luaneshat e Kodrës”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit Frankofon në Itali

Filma

“Luaneshat e Kodrës”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit Frankofon në Itali

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:41
“Luaneshat e Kodrës”

Kinematografia e Kosovës, po vazhdon të shfaqet në festivale të shumta të filmit në botë.

Së fundmi, filmi kosovar “Luaneshat e Kodrës”, me regji të Luana Bajramit do të shfaqet në Festivalin Frankofon në Romë.

Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, më 13 mars në Insitutin Francez Centre Saint – Louis, kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Itali.

Luaneshat e Kodrës, tregon jetën e tri vajzave të cilat dëshirojnë të shkojnë në një qytet e të largohen nga jeta primitive e fshatit.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Image
“Luaneshat e Kodrës”

Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat