12 vite pas filmit 'The past'/ Regjisori Asghar Farhadi rikthehet në Paris me filmin 'Parallele Tales', bën bashkë një kast të fortë protagonistësh

Filma

12 vite pas filmit 'The past'/ Regjisori Asghar Farhadi rikthehet në Paris me filmin 'Parallele Tales', bën bashkë një kast të fortë protagonistësh

Më: 28 prill 2025 Në ora: 17:00
Parallele Tales

Dymbëdhjetë vjet pas debutimit të tij regjisorial në gjuhën frënge me filmin "The Past", regjisori iranian fitues i çmimit Oscar, Asghar Farhadi, kthehet në Paris për filmin e tij të radhës, të titulluar "Parallele Tales". Projekti bashkon një kast të fortë protagonistësh, me Isabelle Huppert dhe Vincent Cassel që bashkëpunojnë për herë të parë.

Atyre do t'u bashkohen Virginie Efira, Pierre Niney dhe Adam Bessa në ngritje. Aktorja franceze Catherine Deneuve do të luajë gjithashtu në film. Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në vjeshtë, në Paris.

"Parallel Tales" do të jetë një prodhim franko-italiano-belg, midis Memento Production të bashkëpunëtorit të ngushtë të regjisorit, Alexandre Malet-Guy me seli në Paris, Lucky Red të Andrea Occhipianti në Itali, dhe Panache Productions të André Lozier dhe La Compagnie Cinématographique të Gaëtan David në Belgjikë. Anonymous Content nga SHBA-ja do të jetë gjithashtu bashkëproducent së bashku me regjisorin.

Projekti ambicioz përmes Charades dhe UTA Independent Film Group do të prezantohet në Tregun e ardhshëm të Filmit në Kanë. Vihet re se "A Hero", filmi më i fundit i regjisorit iranian, fitoi Çmimin e Madh në Kanë në vitin 2021 dhe u nominua për Golden Globe. “Parallel Tales” pritet të shfaqet premierë në kinema në pranverën e vitit 2026, sipas Variety.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat