Në Prizren nis Java e Filmit Dokumentar

Filma

Në Prizren nis Java e Filmit Dokumentar

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 15:30
Ilustrim

Prej 13 deri më 19 tetor në kinemanë e Prizrenit, DokuKino, do të mbahet java e filmit dokumentar DokuWeek.

Gjatë 7 ditëve, në këtë qytet do të shfaqen dokumentarët më të pëlqyer të edicionit të 15-të të DokuFest.

Të gjithë filmat do të jepen për publikun prej orës 19:30 ndërsa bileta do të jetë 2 euro.

Në vijim është lista e filmave që do të shfaqen në DokuWeek

13 tetor, e enjte, ora 19:30

SHOW OF SHOWS

Filmi paraqet një kronikë me gjëra të rralla dhe pamje të papara nga historia e cirkut, nga shekulli 19-të dhe 20-të.

14 tetor, e premte, ora 19:30

LO AND BEHOLD, Reveries of the Connected World

Nga mendja e shkëlqyer e Werner Herzog vjen mjeti i tij më i ri për eksplorim, një ekzaminim i gjallë i jetëve tona të ndërlidhura online.

15 tetor, e shtunë, ora 19:30

FIRE AT SEA

Samuele, 12 vjeç, jeton në një ishull në mes të detit. Ishulli i tij nuk është si të tjerët. Quhet Lampedusa dhe përshkohet nga mijëra emigrantë në 20 vitet e fundit.

16 tetor, e diel, ora 19:30

THE LOVERS & THE DESPOT

Pas shkatërrimit të romancës së tyre joshëse, regjisori i famshëm Shin Sang?ok dhe aktorja Choi Eun?hee rrëmbehen me urdhër të presidentit film?dashës të Koresë së Veriut Kim Jong?il.

17 tetor, e hënë, ora 19:30

A GOOD AMERICAN

Përgjimi masiv i zbuluar nga informatori Edward Snowden nuk ishte skandali i parë në historinë e agjencisë amerikane të zbulimit NSA.

18 tetor, e martë, ora 19:30

THIS CHANGES EVERYTHING

Një përpjekje epike për të ri?imagjinuar sfidën e madhe të ndryshimit klimatik. Filmi paraqet shtatë portrete të fuqishme të komuniteteve në vijën e frontit.

19 tetor, e mërkurë, ora 19:30

DEMOCRACY

Dokumentari sjell në jetë struktura komplekse të pushtetit dhe ofron një pamje të demokracisë sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat