Ja çfarë fshihet pas realizimit të skenave lakuriq të filmit "Fifty Shades Darker"

Filma

Ja çfarë fshihet pas realizimit të skenave lakuriq të filmit "Fifty Shades Darker"

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 23:08
50 hijet e errëta

Protagonistët e filmit "50 hijet e errëta" duken me trupa të lakmueshëm dhe për këtë film të dytë janë përgatitur edhe më shumë për të arritur ato forma për t'u patur zili. Por, në skenat e nxehta ku ata ekspozojnë trupin para kamerave, nuk është se kanë ndonjë meritë të tyren që duken mjaft në formë.

Në krye të kësaj pune të madhe ishte trajnerja personale, Ramona Braganza, e cila zbuloi ushtrimet rutinë e të vështirë për aktorët që të duken spektakolarë në shumë skena ku ata janë lakuriq.

Një nga metodat e trajneres ishte të dërgonte një set palestre në shesh-xhirim, ku ka realizuar ushtrime të vështira për çdo aktor.

Image

Në mesin e ushtrimeve të caktuara, për Dakota Johnson përfshihen ushtrime të këmbëve dhe yoga. Ndërsa për Jamie Dornan përfshihen ushtrime me këmbët dhe pjesën e sipërme të trupit për të forcuar muskujt.

Rutinat zgjasnin 30 minuta dhe ishin me intensitet të lartë për rezultate më të mira. Me Dakota-n trajnerja kishte 5 herë në javë trajnim ndërsa me Jamie Ramona dy herë në javë për 5 muaj.

Trajnerja, Ramona, është e famshme për trupat e famshëm si Jessica Alba dhe Halle Berry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat