Filmi 'Babai' do të shfaqet sonte në Beograd

Filma

Filmi 'Babai' do të shfaqet sonte në Beograd

Më: 12 mars 2017 Në ora: 13:20
Filmi 'Babai'

Filmi “Babai” me regji nga Visar Morina do të shfaqet sonte në Beograd.

Goethe Institute në Beograd ka përzgjedhur edhe këtë vit filmat më të mirë gjermanë apo në bashkë produksion me Gjermaninë për ti shfaqur në Qendrën Kulturore GRAD.

“Babai” është bashkë produksion gjerman, 104 minuta, dhe një histori e fuqishme e cila tanimë ka disa çmime në festivale të mëdha botërore.

“Babai” shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të 90-ta.

Kur babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë – bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Në film luajnë Adriana Matoshi, Val Maloku, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi e aktorë të tjerë.

Filmi do të jepet sonte më 12 mars, në ora 21:00 në Qendrën Kulturore GRAD në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat