Mësohet arsyeja pse Tom Hiddleston nuk do ta luajë James Bondin

Filma

Mësohet arsyeja pse Tom Hiddleston nuk do ta luajë James Bondin

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:06
Tom Hiddleston

Tom Hiddleston ka qenë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Daniel Craigun në rolin e James Bondit, mirëpo tash është bërë e ditur se ai nuk do ta portretizojë agjentin legjendar.

Sipas The Daily Star, producentja Barbara Broccoli nuk e pëlqen aktorin për rolin e ‘007’.

“Barbaras nuk i pëlqen Tom, ai është paksa i vetëkënaqur dhe nuk është aq i fortë për Bondin”, ka thënë një mik i producentes.

Vendimi i Broccolit duket se ka të bëjë me sjelljet e Hiddleston, duke përfshirë lidhjen me Taylor Swift dhe fjalimin kundërthënës në Golden Globes.

Në ndërkohë, aktori i “American Hustle”, Jack Huston, tash është në krye të listës për rolin ikonik të spiunit.

Sipas Mail Online, Barbara Broccoli është një fanse e madhe e Huston, më të cilin ka punuar në të kaluarën.

Nga ana tjetër, Daniel Craig akoma nuk e ka konfirmuar nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga filmat për James Bondin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat