Festival i Kanës mbush ‘70 vjeç’ me 13 prill shpallet programi

Filma

Festival i Kanës mbush ‘70 vjeç’ me 13 prill shpallet programi

Më: 10 prill 2017 Në ora: 17:04
Festivali i Kanës

Edicioni i 70-të i Festivalit të Kanës do të mbahet nga 17 deri me 28 maj, ndërsa në faqen zyrtare është deklaruar se me 13 prill, në Paris do të shpallet programi zyrtar i festivalit. 
 
Festivali i Filmit në Kanë është ndër më të rëndësishmit në Europë dhe padyshim një synim i regjisorëve botërorë. Juria e edicionit të 70-të do të kryesohet nga regjisori i njohur Pedro Almodovar.
 
Regjisorët që flitet se mund të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare për të fituar Palmën e Artë në Kanë këtë vit janë Michael Haneke, Roman Polanski, Ruben Ostlund, Xavier Beauvois e regjisorë tjerë.
 
Vitin e kaluar Festivali pati një jehonë të madhe pasi la jashtë regjisorin Emir Kusturica, ndërsa këtë vit debati ka nisur me fotografinë e Claudia Cardinale në posterin e Festivalit, në të cilën është ndërhyrë për ta bërë më të bukur e të përshtatshme Cardinalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat