Lajm i mirë për fansat e filmit “Guardians of the Galaxy”

Filma

Lajm i mirë për fansat e filmit “Guardians of the Galaxy”

Më: 18 prill 2017 Në ora: 22:12
“Guardians of the Galaxy”

Regjisori James Gunn ka konfirmuar se do të bëhet filmi i ri, vazhdimësi e filmit “The Guardians of the Galaxy” e që do të shndërrohet në trilogji.

Në një postim të gjatë në Facebook, për ta shënuar fillimin e turit për shtyp për filmin e dytë të kësaj serie, Guardians of the Galaxy vol.2, skenaristi shpjegoi se pyetja që ai e merr më së shpeshti është se a do ta bëjë filmin e tretë në këtë serie.

Por pas shumë muajsh diskutimesh dhe konsiderimesh, ai e konfirmoi se ky film do të shndërrohet në trilogji.

Këta filma janë të bazuara në serine e stripave  me emrin e njejtë, dhe janë pjesë e Marvel Cinematic Universe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat