Tom Cruise xhiron “Mission Impossible 6” në Paris

Filma

Tom Cruise xhiron “Mission Impossible 6” në Paris

Më: 26 prill 2017 Në ora: 00:08
Tom Cruise

Tom Cruise po xhiron skenat e filmit “Mission Impossible 6” në kryeqytetin e Francës, Paris.

Aktori i famshëm 54-vjeçar u pa duke xhiruar skenat së bashku me kolegun e tij 33-vjeçar Henry Cavill.

Me një xhaketë lëkure, Tom Cruise dukej shumë në formë kur po vërdallisej në sheshxhirim.

Edhe pse filmi i parë Mission Impossible është shfaqur 21 vite më parë, kur Tom ishte 33 vjeç, aktori vazhdon të duket ende shumë i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat