Paris Jackson debuton në ekranin e madh

Filma

Paris Jackson debuton në ekranin e madh

Më: 5 maj 2017 Në ora: 07:20
Paris Jackson

Paris Jackson, vajza e “Mbretit” të ndjerë të popit, Michael Jackson, pritet të bëjë debutimin e saj në kinema.

Revista “Variety” raportoi se ajo do të portretizonte një 20-vjeçare rebele përkrah aktorit David Oyelowo në filmin që do të drejtohet nga Nash Edgerton. Paris është më e madhja nga fëmijët e Michael Jackson. 

Pas vdekjes së tij në vitin 2009, ajo ka jetuar me dy vëllezërit, Princin Majkëll dhe Princin Majkëll Dy, nën kujdestarinë e gjyshes së tyre 83-vjeçare, të cilës edhe iu dha e drejta nga gjykata. Bashkë me ta, jetonte edhe kushëriri TJ Jackson, djali i vëllait më të madh të Michael Jackson, Tito.

Nëna biologjike e Paris Jackson është Debbie Rowe, që ishte martuar me Michael Jackson nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe hoqi dorë nga kujdestaria e dy fëmijëve me të, si pjesë e marrëveshjes së divorcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat