Fillon festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’

Filma

Fillon festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’

Më: 17 maj 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

Me filmin dramë nga viti 2014 ‘Akabadora’ në regji të Enriko Pau, sonte në Kinotekën e Maqedonisë do të fillojë festivali i 17-të ‘Dritare drejt filmit italian’.

Fjalim do të mbajë profesori në Universitetin në Salerno, Alfonso Amendola, njofton AIM.

Festivali do të zgjasë deri më 23 maj kur do të shfaqeb edhe pesë filma nga kinematografia e re italiane. Nesërmbrëma në program është komedia ‘Më falni që ekzistoj’ e Rikardo Milani nga viti 2014, ndërsa të premten trileri ‘Me dy të mbyllur’ e Xhuzepe Petito nga viti 2015.

Filmat janë me përkthim në gjuhën maqedonase, ndërsa projeksionet fillojnë nga ora 20:00. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat