Prindër, ky film do t’ju ndihmojë t’i kuptoni fëmijët tuaj

Filma

Prindër, ky film do t’ju ndihmojë t’i kuptoni fëmijët tuaj

Më: 23 maj 2017 Në ora: 15:36
“The Book Thief”

Filmat me fëmijë gjithmonë na i nxisin ndjenjat tona më të mira: dëshirën për të qenë të kujdesshëm, për të qenë të kuptueshëm dhe vërtet zemërgjerë.

Kjo për shkak sepse filmat e tillë na bëjnë t’i kuptojmë mendimet dhe ndjenjat e fëmijëve tanë.

Prandaj, duke i marrë parasysh këto, ekspertët rekomandojnë ta shikoni filmin “The Book Thief”.

Ky film shfaq historinë e nëntë vjeçare Liesel, e cila shpërngulet në Munich vetëm pak para Luftës së Dytë Botërore dhe jeton atje me prindërit adoptues.

Ata e mësojnë atë si të lexojë, ndërsa shumë shpejt librat bëhen pjesë e pandashme e pjesës së saj. Kësisoj, ajo fillon edhe të vjedhë libra.

Leximi është mënyra e vetme për të që të kuptojë çfarë po ndodh rreth saj – persekutimi i hebrenjve, lëvizja antifashiste, uria, etj.

Me ndihmën e librave, Liesel i mposhtë të gjitha sfidat e luftës dhe e shkruan tregimin e saj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat