“Mission: Impossible 6, i egër dhe drithërues”

Filma

“Mission: Impossible 6, i egër dhe drithërues”

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 02:18
Tom Cruise

Tom Cruise ka ndarë detajet për filmin e ardhshëm “Mission: Impossible 6”, duke thënë që do të jetë “vërtetë i egër” dhe “drithërues” për audiencën.

Aktori që promovoi këtë film në “The Graham Norton Show”, tha që ky film do të jetë “i çmendur”.

“Tashmë kemi xhiruar disa gjëra në Paris, dhe do të jetë vërtetë e egër dhe drithëruese për audiencën“, i tha Cruise Graham Norton-it.

Në këtë film luajnë edhe Rebecca Ferguson, Luther Stickell dhe Benji Dunn, dhe ky film pritet të dalë korrikun e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat