DokuFest shpall programin e fotografisë DokuPhoto

Filma

DokuFest shpall programin e fotografisë DokuPhoto

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 15:05
DokuFest

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, ka shpallur programin e fotografisë DokuPhoto, që këtë edicion me krenari do të shënohet përmes një bashkëpunimi me Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, arkiva e fotografive të Marubi kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë (1856-1959) dhe përfshinë fotografi fascinuese të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike.

“Një përzgjedhje e fotografive të kuruara nga koleksioni i gjerë i muzet prej 500.000 negativë, që përfaqëson tre breza fotografësh, do të paraqiten përmes aktiviteteve të ndryshme që do të organizohen përgjatë festivalit. Programi përfshinë një ligjeratë me drejtorin e muzeut, punëtori dhe ekspozitë street art në hapësirat e qytetit, një punëtori për fanzine si dhe ekspozitë video-mapping, duke sjellë për herë të parë në Prizren një shiqim unik të këtij koleksionit fantastik”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat