Vdes Haruo Nakajima, përbindëshi i ”Godzilla”-s

Filma

Vdes Haruo Nakajima, përbindëshi i ”Godzilla”-s

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 19:41
Aktori japonez, Haruo Nakajima

Aktori japonez, Haruo Nakajima, i cili ka luajtur rolin e përbindëshit në filmin e parë origjinal “Godzilla” në vitin 1954, vdiq në moshën 88-vjeçare, njoftuan sot mediat lokale.

“Nakajima ka ndërruar jetë dje, si pasojë e pneumonisë” , njoftoi agjencia japoneze e lajmeve,” Kyodo News”.

Nakajima, nga Yamagata , një prefekturë e Japonisë  në ishullin Honshu, ka luajtur rolin e përbindëshit në filmin e parë origjinal “Godzilla” në vitin 1954.

Ai ka portretizuar kafshën dinosaurike duke fituar një popullaritet mbarë botëror, deri në shfaqjen e një versioni të dytë të filmit “Godzilla vs Gigan” në vitin 1972.

Nakajima iu përshtat rolit të tij duke studiuar kafshët në një kopsht zoologjik.

Nakajima, i cili donte të bëhej aktor që në moshën e adoleshencës, nisi karrierën e tij në filmat  që trajtonin tematikën e luftës  si ” Seven Samurai ” i regjisorit, Akira Kurosawa.

Performanca e tij e shkëlqyer në rolin e pilotit të avionit luftarak, bëri që ai të fitonte rolin në filmin “Godzilla”,  një vit më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat