Ilir Tafa prezantohet me dy projekte në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filma

Ilir Tafa prezantohet me dy projekte në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 08:01
Ilir Tafa

Në mesin e shumë emrave të mëdhenj të kinematografisë, në Festivalin e Filmit në Sarajevë do të jetë pjesëmarrës edhe aktori i mirënjohur shqiptar Ilir Tafa.

Ai do të prezantohet me dy projekte filmike të cilat janë premierë – “Invisible” të regjisores Amra Mehiç me datën 12.08.2017 dhe “Zhaba” të regjisorit Elmir Jukiç me datën 14.08.2017, këtë e ka bërë të ditur vetë aktori në një prononcim për Kk, duke bërë me dije se drejt këtij festivali do të marrë udhë nesër.

Festivali i Filmit i Sarajevës është festivali kryesor dhe më i madh i filmave në Europën Juglindore, dhe është një nga festivalet më të mëdha të filmave në Evropë. Ai u themelua në Sarajevë në 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës në Luftën e Pavarësisë së Bosnjës dhe sjell çdo vit në Sarajevë të famshëm ndërkombëtarë dhe lokalë.

Festivali mbahet në gusht dhe paraqet shumëllojshmëri të gjerë të funksioneve dhe filmave të shkurtër nga e gjithë bota.

Festivali prestigjioz këtë vit u hap më 11 gusht dhe zgjatë deri më 18 gusht.

Image
Invisible
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat