Daniel Craig konfirmon se do të luajë sërish rolin e James Bond-it

Filma

Daniel Craig konfirmon se do të luajë sërish rolin e James Bond-it

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 14:03
Daniel Craig

Daniel Craig ka thënë se po rikthehet në rolin e James Bond-it.

Këtë e ka konfirmuar aktori i njohur paraqitjes së tij në emisionin “The late night”.

Craig, i cili ka luajtur 007 në katër filmat e fundit e Bond-it, deri tani ka refuzuar të thotë nëse ai do ta bëjë atë përsëri.

“Ne e kemi diskutuar këtë gjë, por po përpiqemi që t’i rishikojmë gjërat”, tha ai. “Gjithmonë kam dashur, kam nevojë për një pushim”.

Filmi tjetër Bond, i 25-ti në seri, do të dalë në nëntor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat