Aktorja e Deadpool, letër prekëse për dublantën e saj

Filma

Aktorja e Deadpool, letër prekëse për dublantën e saj

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:14
Zazie Beetz

Aktorja e filmit Deadpool 2, Zazie Beetz, ka shprehur ngushëllimet e saj për dublantën e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident gjatë xhirimeve të filmit.

Garuesja profesionale e garave me vetura, Joi “SJ” Harris, ishte dublantja e saj në filmin më të ri Deadpool 2.

“Zemra ime është e thyer këto dy ditët e kaluara, dhe jam duke kërkuar se çfarë të rthem, apo çfarë të bëje. E di se ajo çka po ndjej unë, është asgjë në krahasim me atë se çka janë duke ndjerë më të dashurit, miqtë dhe familja e saj. Zemra ime dhe dashuria ime shkon te krejt ata. Ekipi jonë dërgon paqe, shërim dhe ngushëllimet e tyre më të thella”, ka shkruar Zazie, në një letër drejtuar familjes së dublantës së saj.

Deadpool 2 ka qenë filmi i parë që Joi “SJ” Harris ka punuar si dublonte, dhe ajo më herët është marrë me gara automobilistike si garuese profesioniste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat