Shtëpia e lindjes e Harry Potter në shitje për 1 milion funte

Filma

Shtëpia e lindjes e Harry Potter në shitje për 1 milion funte

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 12:37
Shtëpia e lindjes e Harry Potter

Shtëpia e vogël e shekullit 14, e cila u përdor si vendi i lindjes i karakterit të Harry Potter është vëne në shitje për 1 milion funte.

Në pjesën e 7 të filmit Harry Potter kjo shtëpi përdoret si shtëpia ku lindi Harry dhe si vendi ku prindërit e tij u vranë.

Kjo shtëpi është shumë e vjetër dhe njihet me emrin shtëpia De Vere. Këtë emër e merr pasi që ishte në pronësi të familjes De Vere, e cila në shekullin 14 ishte familja më e pasur në vend pas familjes mbretërore.

Kjo është hera e pestë që shtëpia del në shitje dhe tashmë çmimi i saj është rritur si pasojë e rolit që ka pas në filmin Harry Potter and the Deathly Hollows.

Image
Shtëpia e lindjes e Harry Potter
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat