Vdes Shelley Berman

Filma

Vdes Shelley Berman

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 06:53
Shelley Berman

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare, aktori Shelley Berman.

Komediani i njohur për rolin e tij si babai i Larry David në serialin “Curb Your Enthusiasm”, vdiq sot në mëngjes nga komplikimet me Alzheimer, raporton Deadline.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në California pranë gruas 70-vjeçare Sarah.

Shelley u diagnostikua me Alzheimer në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat