Angelina Jolie e magjepsur nga Alessandro Baricco, merr të drejtat për “Pa gjak” - Bota Sot
Angelina Jolie e magjepsur nga Alessandro Baricco, merr të drejtat për “Pa gjak”

Filma

Angelina Jolie e magjepsur nga Alessandro Baricco, merr të drejtat për “Pa gjak”

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
Angelina Jolie

Pas zërave që qarkulluan në fillim të vitit vjen konfirmimi zyrtar për projektin e ri të Angelina Jolie. Artistja ka marrë të drejtat kinematografike të ‘Pa gjak’, një romancë e Alessandro Baricco në 2002.

Konfirmimi vjen nëpërmjet faqes zyrtare facebook të shkrimtarit. Deri tani nuk ka njoftime nëse do të jetë pikërisht Jolie ajo që do drejtojë filmin personalisht apo do të ndjekë vetëm produksionin.

’Pa gjak’ ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë një vajzë me emrin Nina, që jeton në një fermë në Amerikën Latine, asiston në vdekjen e babit të saj. Në pjesën e dytë Nina e rritur takon një nga përgjegjësit e vrasjes së disa dekadave më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test