Publikohet lista e filmave pretendent për çmimet “Oscar” - Bota Sot
Publikohet lista e filmave pretendent për çmimet “Oscar”

Filma

E shtunë, 17 nëntor 2018

Publikohet lista e filmave pretendent për çmimet “Oscar”

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 06:19
Ilustrim

Çmimet Oscar janë një nga evenimentet më të rëndësishme të filmit pasi shumë realizime që janë bërë këtë vit presin me padurim që të dekorohen me çmime.

Tashmë është bërë publike lista e ngushtë e filmave që garojnë për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj për çmimin “Oscar”.

Në këtë listë janë nëntë filma, “A Fantastic Woman” i Sebastian Lelio nga Kili, “In the Fade” i Fatih Akin nga Gjermania, “On Body and Soul” i Ildiko Enyedi nga Hungaria, “Foxtrot” i Samuel Maoz nga Izraeli, “The Insult” i Ziad Doueiri nga Libani, “Loveless” i Andrey Zvyagintsev nga Rusia, “Felicite” i Alain Gomis nga Senegali, “The Wound” i John Trengove nga Afrika dhe “The Square” i Ruben Ostlund nga Suedia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test