“Star Wars” thyen rekordet e fitimeve

Filma

“Star Wars” thyen rekordet e fitimeve

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:22
Star Wars

Episodi i tetë i sagës fantastiko-shkencore ”Star Wars” ka vijuar të thyejë rekordin e shitjes së biletave në fundjavën e dytë në kinematë e Amerikës së Veriut.

”Pasi përfitoi 220 milionë dollarë në fundjavë që prej daljes në SHBA dhe Kanada, “Star Wars: The Last Jedi” grumbulloi 99 milionë dollarë këtë fundjavë në 4232 ekrane, nga një total prej 395,6 milionë dollarësh”, sipas shifrave paraprake të shoqërisë së specializuar “Exhibitor” dhe që e mbulon nga e premtja në të hënë.

“Të ardhurat botërore të filmit janë vlerësuar me 745,4 milionë dollarë nga dalja e tij deri të dielën”, sipas analistit Paul Dergarabedian.

Rekordin e të ardhurave botërore e ka thyer “Avatar” (2009), me 2,7 miliardë dollarë.

“Star Wars: The Force Awakens” (2015) grumbulloi më shumë se dy miliardë dollarë.

Në vend të dytë renditet filmi aventuresk “Jumanji: Welcome to the Jungle” që ka mbledhur 55,4 milionë dollarë (72 milionë në total), i ndjekur nga “Pitch Perfect 3”, i treti me 26,5 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat