“Get Out” fiton “nxemjen” para Oscar-it - Bota Sot
“Get Out” fiton “nxemjen” para Oscar-it

Filma

E martë, 16 tetor 2018

“Get Out” fiton “nxemjen” para Oscar-it

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:21
“Get Out”

“Get Out” ka fituar çmimin e filmit më të mirë në “Film Independent Spirit Awards”, një ceremoni që mbahet në prag të çmimeve Oscar.

Jordan Peele u shpall regjisori më i mirë falë punës së tij pikërisht në këtë film horror. Kur u pyet nëse filmi i tij mund të fitonte edhe çmimin e madh të së dielës, Peele tha: “Sot ishte sot, nesër është nesër”.

Në katër vitet e fundit, filmi që ka fituar “Spirit Awards” ka fituar edhe çmimin Oscar.

“Spirit Awards” vlerëson filmat me buxhet të ulët (20 milionë dollarë ose më pak). “Get Out”, filmi që tregon historinë e një djali me ngjyrë që përjeton një makth të vërtetë kur takon familjen e të dashurës së tij të bardhë, kishte një buxhet prej 4.5 milionë dollarësh dhe grumbulloi 255 milionë dollarë në “box office”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test