“Deadpool 2” thyen rekordet. Në një javë, 301 mln USD - Bota Sot
“Deadpool 2” thyen rekordet. Në një javë, 301 mln USD

Filma

E mërkurë, 17 tetor 2018

“Deadpool 2” thyen rekordet. Në një javë, 301 mln USD

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:22
Wade Wilson, i shpërfytyruar përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa përpiqet të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

Heroi i “Deadpool” rikthehet në ekranin e madh të kinemave botërore, e paralel me to, vjen për publikun shqiptar edhe në rrjetin “Imperial”.

Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa përpiqet të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

Pasi qëndroi për 3 javë në krye të klasifikimeve dhe mundi të mblidhte rreth 509 milionë dollarë, “Avengers-Infinity War” i ka lënë vendin një tjetër prodhimi të “Marvel Studios”. Këtë javë është “Deadpool 2”, ai që ka mbledhur 301 milionë dollarë nga 4.350 kinematë e shfaqura në mbarë botën.

Producentët dhe stafi realizues i serisë së dytë të “Deadpool” nuk kanë asgjë për t’u ankuar për këtë film, pasi rendidet i treti në listën e filmave më të ndjekur momentalisht, menjëherë pas “Avengers-Infinity War” dhe “Black Panther”.

Veç kësaj është renditur nga “Fox” si filmi i dytë me të ardhurat më të larta të mbledhura gjatë shfaqjes së fundjavës, gjatë të gjithë historisë së kinematografisë.

Tashmë “Deadpool” konsiderohet si një trashëgimi e aktorit Ryan Reynolds, në rolin kryesor, pa të cilin seritë e këtij filmi nuk mund të kuptohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test